BallinaLajme

Pedagogu Ervin Goci apel gazetarëve: Lidhuni direkt me protestuesit, shkëmbeni numrat me ta

Nga Ervin Goci

Kam një apel për gazetarët:

Gjatë kohës që jeni në terren, lidhuni direkt me protestuesit, shkëmbeni numrat me ta, identifikojini, shihni nëse janë arrestuar ose jo, takojini, intervistojini, shkoni në banesat e tyre, flisni me familjarët, nëse janë dhunuar denonconi në emër të tyre, krijoni një databazë me profilet e tyre, sigurisht ata që duan të identifikohen.

Lexo më shumë  Gjenden kamera të kamufluara në veri, dyshohet se u përdoren nga institucionet serbe

Është thelbesore të mediatizohet çdo mendim që ata kanë, historitë e tyre, mjedisi ku jetojnë, aftësitë e tyre, dëshirat e tyre, ëndrrat e tyre..në këtë aspekt intervistoni kot mediatorë të nderuar, duke përfshirë dhe mua, nga perspektiva e tyre askush nuk ka ndonjë gjë thelbësore për të thënë.

Bëni grassroot reporting, një zej i ri mes aktivizmit dhe raportimit, mos u intimidoni se mund të dukeni pak subjektiv, në një realitet ku kryefjala është huri, nuk ka se për çfarë të mbahet objektivitet.

Lexo më shumë  Keqmenaxhim në Shqipëri/ Nevojat për ilaçe në QSUT ishin 3-4 herë më të larta se realiteti

Roli juaj është thelbësor në këto momente, lërini kamerat e rënda dhe kapni paisjet mobile. Ndizni celularët, go-pro-të, kamerat dixhitale në miniaturë, dhe raportoni këtë masakër që po kryhet mbi pjesën më të shëndetshme të shoqerisë.

Rruga Press

YouTube player