Lajme

Pedagogia Alushi: Studentët po vuajnë, në auditore s’ka ngrohje, kërkesat e tyre në vesh të shurdhër

YouTube player

Pedagogia Violeta Alushi, teksa ka folur për situatën në Universitete është shprehur se studentët po vuajnë, pasi temperaturat tani janë të ulëta dhe në auditore nuk ka ngrohje.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se kërkesat e studentëve po shkojnë në vesh të shurdhër, ndërsa shton se ata paguajnë tarifat më të larta në rajon, ndërkohë shërbimi është zero.

Violeta Alushi: Studentët po vuajnë se janë temperaturat e ulëta.  Kërkesat e studentëve po shkojnë në vesh të shurdhër. Nuk është aspak normale që sot në vitin 2021 të diskutojmë një prej kushteve më minimale që mund t’u krijohet studentëve. Studentët paguajnë tarifat më të larta në rajon për studime dhe nuk ju ofrohet asgjë në Universitet. Arsimi i lartë  ka shumë probleme të tjera që kërkojnë vëmendje shumë të madhe, e ngrohja është një nga kushtet më minimale. Studentët meritojnë të trajtohen me dinjitet, të marrin më shumë dhe unë them se atyre u mohohen shumë të drejta.

Ndër të tjera ajo thotë se problem në Universitete mbeten edhe fondet për kërkimin shkencor, ndërsa mungojnë edhe librat universitar.

Violeta Alushi: Ndërkohë fondet për kërkimin shkencor janë pothuajse zero si për pedagogët ashtu edhe për studentët, por ndaj studentëve kemi një detyrim më të madh sepse ato paguajnë tarifa mjaft të larta dhe sidomos në ciklin e dytë master. Nëse financohen ata do të shkojnë drejt plagjiaturës. Studentët nuk kanë libra universitar. Pjesa më e madhe e studentëve mësojnë me leksionet e pedagogëve dhe ndonjëherë cilësia është në dorën e pedagogut.

Rruga Press

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *