Lajme

Pedagogët sërish në protestë: Pa rritje pagash nuk nis viti akademik

Këtë të mërkurë pedagogët kanë protestuar përballë Universitetit Politeknik në Tiranë. Prej disa ditësh, ata janë shprehur se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve të tyre për mos të marrë pjesë në protesta. Në orën 11:00, ata do të kërkojnë dhe një herë të drejtat e tyre, duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira në punë.

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *