Lajme

Pedagogët e universitetit kërkojnë vlerësim dinjitoz: Jo 7%, por 50% rritje të pagave

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve i ka bërë thirrje për protestë sot në orën 11:00 para Universitetit të Arteve, në veçanti stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, punonjësve ndihmës akademikë dhe administratë, anëtarëve të senateve dhe të bordeve të administrit të institucioneve të arsimit të lartë.

Në thirrje thuhet se sindikata është e vendosur të vijojë mbështetjen e kërkesave drejtuar Qeverisë edhe pas premtimeve të shpallura publikisht për rritjen e pagave 7% nga Buxheti i Shtetit, pasi Sindikata e quan të papranueshme këtë shkallë rritje, e cila nuk indekson as inflacionin e këtij viti, e jo më atë të akumuluar dhe të paindeksuar ndër vite.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Sindikata insiston në rritjen 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm, si parakusht për trajtimin dinjitoz të punonjësve.

Sindikata gjykon që tarifat e studentëve t’u kthehen prapë atyre në shërbime dhe jo të përdoren për paga personeli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *