Peci përuron pllakën përkujtimore për 10 shqiptarët e vrarë në Natën e Tmerrit në Mitrovicë
Mitrovicë – Me rastin e shënimit të Natës së Tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, sot është vendosur pllaka përkujtimore në urën e re mbi lumin Ibër, në nderim të 10 civilëve shqiptarë të vrarë nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasardhësve të tij.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka theksuar se edhe pas çlirimit të Kosovës dhe në prani të KFOR-it, në veri të Mitrovicës u kryen krime të rënda, ku përveç vrasjes së 10 shqiptarëve dhe plagosjes së 25 të tjerëve, u realizua spastrimi i dhunshëm etnik i rreth 12 mijë shqiptarëve nga pronat e tyre.
Vendosja e pllakës përkujtimore shërben si akt kujtese dhe respekti për viktimat, si dhe si thirrje për drejtësi dhe mosharresë të krimeve të kryera.
Lavdi të rënëve!
Rruga Press

