Lajme

Peci për objektin në “Ulpianë” ngjitur me AAK-në: Vepron ilegalisht, por do t’i kthehet Ministrisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videomesazhi ka denoncuar një objekt në “Ulpianë”, për të cilin thotë se do të duhej t’i Ministrisë.

Ai thotë se që nga vitit 2012 në këtë objekt dhe përreth tij ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme.

Ministri Peci, ndër të tjera, ka thënë se tash e shumë kohë, me gjithë denoncimin e tyre, Prokuroria s’ka marrë asnjë veprim konkret.

“Që nga viti 2012 në këtë objekt dhe përreth tij ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme. Për të gjitha këto dukuri tjetërsimin e dyshimtë të pronave, aneksimin, ndërtimet e vrazhda brenda objektit të Institutit Bujqësor të Kosovës para afër një viti unë kam denoncuar publikisht dhe ia kam ofruar të gjitha provat Prokurorisë së Shtetit. Përkundër pritjes sonë afro njëvjeçare, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Protagonisti kryesor, drejtori aktual i Institutit bën sflilata në studio televizive dhe kërcënon me padi titullarin e institucionit, ndërsa në qendër të Prishtinës në ‘Ulpianë’ qëndron si ‘luan’ objekti i korrupsionit dhe i zhvatjes së tij. Mirëpo ky nuk është protagonisti i vetëm. Përveç kësaj, për afër 11 vjet, 5 ish-ministrat e Bujqësisë përveçse nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim në parandalimin e abuzimeve dhe shfrytëzimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë, madje i kanë lejuar edhe veprimet e tjera”, u shpreh ai ndër të tjera.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Rruga Press

YouTube player