KryesoreLajme

Peci: Mbyllja e pompës “Patroni” përballë objektit të AKI-së ka qenë veprim i guximshëm që është dashur të ndërmarrë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherit kandidati për deputet nga radhët e Listës “Guxo” ka deklaruar se mbyllja e pompës së derivateve “Patroni” ka qenë një veprim i guximshëm.

Peci tha se ky vendim ka qenë i domosdoshëm për shkak se aty planifikohet të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë.

“Mbyllja e pompës së benzinës përballë objektit të Sigurisë Nacionale të Kosovës ka qenë veprim i guximshëm që është dashur të ndërmarrë, për shkak se aty do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë,” tha ai.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66

Një pikë e pompës së derivateve “Patroni” Sh.P.K., në pronësi të afaristit Driton Morina, u mbyll me datë 1 shkurt me vendim të Ministrisë së Bujqësisë.

Inspektorë të Ministrisë së Bujqësisë, të asistuar nga Policia e Kosovës, kishin vendosur shirita në prona që ndodheshin përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Kjo hapësirë sipas ministrisë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat, i cili shërbente si pompë derivate dhe kishte një kontratë qiramarrëse që daton nga viti 2018 me një shifër tejet të ulët të qerasë prej 500 euro.

Lexo më shumë  Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore ishte një veprim i planifikuar, bazuar në një paralajmërim të dhënë nga Ministria e Bujqësisë ndaj biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ që ishte bërë në muajin tetor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player