Lajme

Peci kërkon zbatimin e Ligjit të 2013-s: Zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që duke u bazuar në përgjegjësitë ligjore, si dhe interesimin për funksionalitet të plotë karshi mandatit dhe përgjegjësive që ka, të marrë masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, ministri Peci ka thënë se çdo qytetar i Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit. “Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit”, citohet të ketë thënë Peci.

Lexo më shumë  Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica

Ndërkaq, për mos-respektim të ligjit në fjalë si nga personat fizik dhe subjektet juridike, thuhet se do të pasojnë gjobat të cilat gjithashtu i përcakton ligji.

Ligji për kontrollin e duhanit është miratuar në vitin 2013, ndërsa ndryshimet dhe plotësimet në pjesën e Ligjit ku parashihen gjobat, kanë hyrë në fuqi në fillim të vitit 2022.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *