KryesoreLajme

Peci e Kurti përkujtojnë Gazmend Ibrahimin, të vrarë në moshën 15-vjeçare në Mitrovicë nga bandat kriminale serbe

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka përkujtuar Gazmend Ibrahimin, i cili u vra më 29 janar 2001, në moshën vetëm 15-vjeçare, nga bandat kriminale serbe.

Peci ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, duke nderuar kujtimin e të miturit të vrarë.

Lexo më shumë  ​Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet, duhet të kemi opozitë të re - kjo është në rënie të lirë

Ai ka theksuar se Gazmendi ndodhej bashkë me vëllanë e tij, Armend Ibrahimi, i cili i mbijetoi sulmit, por sot jeton me 17 plagë nga ai akt.

Sipas Pecit, rezistenca e Gazmendit dhe e banorëve shqiptarë të veriut ishte përballje kundër planit të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu dhe kolonizimin e zonës me serbë të ardhur, të udhëhequr dhe financuar nga regjimi serb.

Lexo më shumë  Nagavci: Përgjegjësia është e qartë, qytetarët do ta japin përgjigjen

Në fund, Peci ka kritikuar sistemin ndërkombëtar të drejtësisë dhe institucionet vendore të asaj kohe, duke theksuar se rasti nuk është zbardhur asnjëherë.

YouTube player