KryesoreLajme

Peci e Kurti përkujtojnë Gazmend Ibrahimin, të vrarë në moshën 15-vjeçare në Mitrovicë nga bandat kriminale serbe

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka përkujtuar Gazmend Ibrahimin, i cili u vra më 29 janar 2001, në moshën vetëm 15-vjeçare, nga bandat kriminale serbe.

Peci ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, duke nderuar kujtimin e të miturit të vrarë.

Lexo më shumë  Harta e emigracionit në Evropë, ku renditet Shqipëria

Ai ka theksuar se Gazmendi ndodhej bashkë me vëllanë e tij, Armend Ibrahimi, i cili i mbijetoi sulmit, por sot jeton me 17 plagë nga ai akt.

Sipas Pecit, rezistenca e Gazmendit dhe e banorëve shqiptarë të veriut ishte përballje kundër planit të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu dhe kolonizimin e zonës me serbë të ardhur, të udhëhequr dhe financuar nga regjimi serb.

Lexo më shumë  Vengu flet për “ftesë” ndaj Serbisë, por aleancat ushtarake nuk funksionojnë si klube të hapura

Në fund, Peci ka kritikuar sistemin ndërkombëtar të drejtësisë dhe institucionet vendore të asaj kohe, duke theksuar se rasti nuk është zbardhur asnjëherë.

YouTube player