Lajme

Peci dhe Latifi hapin zyrtarisht “Hardh Fest” me vjeljen ceremoniale të rrushit

Ka nisur të premten festivali tradicional i vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit në kuadër të këtij festivali.

Pas këtij aktiviteti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit, ku do të bëhen adresimet zyrtare.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

Festivali mbahet me 6, 7 dhe 8 shtator, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe koncerte ku do të përforcojnë këngëtarë të njohur shqiptarë.

Rruga Press

YouTube player