Lajme

Peach takohet edhe me ministrin Maqedonci, diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Suart Peach.

Maqedonci ka bërë të ditur se kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

“E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it pas sulmit në Banjskë,” shkruan Maqedonci.

Ndërkaq, Ministri theksoi se janë të përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Rruga Press

YouTube player