Peach nis serinë e vizitave të emisarëve perëndimor në Kosovë
I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të qëndrojë të enjten në Kosovë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 16:00.
Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e takimit mes Kurtit e Peachit.
Gjatë janarit pritet që në Kosovë të vijnë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe ai i kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Datat e vizitave të tyre ende nuk janë konfirmuar.
Rruga Press