Bota

Alarm i OBSH-së: Varianti i ri ChBB.1.5 është më infektuesi që kemi parë

Nënvarianti i ri i koronavirusit HBV.1.5, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, është më ngjitësi që është parë deri më sot. Lajmin e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Epidemiologia Dr Maria Van Kerkhove u shpreh se nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar tashmë në 29 vende dhe ndoshta ekziston edhe në më shumë në realitet. Lloji i ri ka mutacione që e lejojnë të infektojë dhe të shumohet shpejt.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

“Ne jemi të shqetësuar për avantazhin e tij të transmetimit . Sidomos në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, kryesisht në verilindje të SHBA, XBB.1.5 ka zëvendësuar shpejt variantet e tjera që ishin në qarkullim,” tha ajo, duke vënë në dukje se së shpejti do të publikohet nga OBSH një vlerësim rreziku për HBV.1.5.

Po ashtu, agjencia shëndetësore e OKB-së me bazë në Gjenevë ka kritikuar për herë të parë sjelljen e Kinës. OBSH deklaroi se vendi nuk po pasqyron në shifra situatën e vërtetë epidemiologjike.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Pritet që OBSH të takohet sërish me shkencëtarët kinezë ditën e sotme për një përditësim rreth situatës klobale të Covid-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *