BotaKryesore

PE-ja miraton rezolutën që kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza, por ka dy kushte

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Sidoqoftë, rezoluta parashikon edhe dy kushte, një është shpërbërja e grupit terrorist të Hamasit dhe e dyta që të gjitha pengjet të lirohen. Rezoluta u miratua me një shumicë votash prej 312 pro, 131 kundër dhe 72 abstenime.

Arritja e një konsensusi mbi rezolutën nuk ka qenë i lehtë dhe zgjati prej javësh.

Lexo më shumë  Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind

Teksti origjinal nënvizonte nevojën për një armëpushim të përhershëm, raporton skyneës.

“Më në fund u miratua pasi u dakordua rreth një amendament të paraqitur nga ligjvënësit konservatorë, duke këmbëngulur se militantët palestinezë duhej shpërbërë që të ndodhte një armëpushim dhe duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbetura.

Kjo shënon herën e parë që Parlamenti ka bërë thirrje për një armëpushim që kur ra dakord të bënte thirrje për një “pauzë humanitare” në muajin tetor.

Lexo më shumë  Të huajt punësohen në Shqipëri: S’do qëndrojnë gjatë, shkak informaliteti

Kujtojmë se, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakshmit në histori të shtetit izraelit.

YouTube player