Opinion/Aktualitet

PDK-së dhe LDK-së i ka mbetur të përdorë prokurorinë dhe dhe gjyqësorin si ushtarët e fundit për me pengu qeverinë. Këto kanë marrë për detyrë të lirojnë këdo që arreston policia

Nga Elvis Hoxha

Gjithnjë propaganduesit e Ldk-së dhe PdK-së kanë menduar se mund t’ia hedhin popullit si përherë. Kohët e fundit po përdorin argumentin se qeveria liron ata që arreston.

Me herët publiku mund të ngatërrohej, sepse mënyra si e përdornin pushtetin gjyqësor qeveritë PRONTO nuk lejonte asnjë ndarje pushteti. Kryeministri ishte polic, prokuror dhe gjyqtar.

Nëse demokracia në Republikën e Kosovës ka fituar respekt të organizmave ndërkombëtarë, kjo sepse me qeverinë Kurti respektohet ndarja e pushteteve.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Tajimë Pdk-së dhe LDK-së i ka mbetur të përdorë prokurorinë dhe dhe gjyqësorin si ushtarët e fundit për me pengu qeverinë. Këto kanë marrë për detyrë të lirojnë këdo që arreston policia. Dhe nuk bën përjashtim në praktikën e tyre as krimineli i bandave serbe në veri, as krimineli që ka shpërdoruar detyrën shtetërore, as ai që ka prekur sovranitetin e institucionit.

Shto edhe punën e parlamentarëve të PLASit. Këta kanë vetëm një detyrë: të bllokojnë në Gjykatë Kushtetuese çdo nismë ligjore, qoftë ligj pagash, por edhe nismë që ka të bëjë para së gjithash me vetingun dhe hetimin e korrupsionit. Gjykata Kushtetuese e njeh vetë misionin e saj nga e shkuara. Ajo duhet t’i mbajë çështjet sa më gjatë pa përgjigje.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Publiku e di fare mirë dallimin, ndaj, kur e merr për budallë, ta trehon zgjuarsinë te vota.

Rruga Press

YouTube player