BallinaLajme

PD padit në SPAK ministren Xhaçka: Me helikopter ushtarak për fushatën e PS

Vetëm pak pasi Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka ngritur padi për shpifje nga Partisë Demokratike, partia opozitare reagoi duke njoftuar se ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal kundër ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe autoriteteve ushtarake, që sipas PD, kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

PD thekson se ministrja e Mbrojtjes ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore. “Për secilën nga shkeljet e ligjit, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg”.

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

“Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk çfarë t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijnë te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.”- u shpreh Albana Vokshi.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain
YouTube player