Lajme

PD-ja kërkon t’i hiqet mandati Olta Xhaçkës: Ja si e ndërtoi resortin me “5 yje” në Dhërmi me firmë të Ramës

Grupi parlamentar i PD-së ka nisur mbledhjen e firmave për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i PD-së Agron Shehaj, i cili ka denoncuar me dokumente përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, që nëpërmjet dokumenteve është paraqitur si investitore amerikane strategjitike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.

Në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit.

Shehaj deklaroi se Xhaçka ka përfituar me vendimet e kryeministrit e Ramës, duke u bërë pronare e një resorti në Dhërmi.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

“E kemi thirrur këtë konferencë për shtyp në lidhje me përfitimin e pronës publike nga ministrja Xhaçka. PD ka bërë një interpelancë me kryeministrin. Dua të sqarojmë opinionin publik se si ministrja Xhaçka me firmë të Ramës ka tjetërsuar pronën publike duke e marrë atë në përdorim me vendim të Ramës. U bë pronare e një resorti me “5 yje në Dhërmi

Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka.” deklaroi Shehaj.

Argumentet e Shehajt:

29/03/2021- Bashkëshorti i Xhaçkës Investitor Strategjik

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania “AG.TÇ”  SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në  Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite.

25/06/2021- Krijohet kompania e kunatës së Xhaçkë

Për të shmangur formalisht shkeljen e ligjit, krijohet kompania “AGTÇ HOTEL MANAGEMENT”, në pronësi të kunatës së ministres Xhaçka, shtetases amerikane znj. Sutton, e cila prej vitesh jeton në Tiranë dhe bashkëjeton me vëllain e ministres Xhaçka.

15/07/2021 Kunata e Xhaçkës Investitore Strategjike

Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike.

02/03/2022- Kunata e Xhaçkës merr pronën publike në përdorim

Qeveria Rama i jep familjes Xhaçka tokën në  bregdet në perdorim në shkelje të nenit 70 të Kushtetutës që ndalon çdo përfitim për deputetët nga pasuria e shtetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *