KryesoreLajme

“Paviza.eu” – platforma e re e MPB-së për udhëtarët drejt BE-së

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lansuar faqen e re zyrtare Paviza.eu, e cila synon t’i informojë qytetarët e Kosovës për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

Në këtë faqe janë përfshirë të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në Bashkimin Evropian, sipas rregullave të reja të lëvizjes.

Sipas njoftimit të MPB-së, përmbajtja e faqes është e ndarë në disa seksione për qasje më të lehtë:

Lexo më shumë  Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
  • Udhëzime të thjeshta për udhëtim – përfshijnë informacionet kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, qëllime familjare ose biznes, si dhe sqarime për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve (Entry/Exit System – EES);
  • Listë kontrolli për udhëtarë – ofron një listë me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen;
  • Kalkulatori i qëndrimit – është një mjet praktik që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit të lejuar në vendet e BE-së.
Lexo më shumë  Policia e Kosovës konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

MPB thotë se kjo platformë është krijuar për t’u ofruar qytetarëve informata të sakta, të azhurnuara dhe të lehta për përdorim, në mënyrë që udhëtimet drejt vendeve të BE-së të jenë të planifikuara dhe në përputhje me rregullat e reja evropiane.

Rruga Press

YouTube player