Pavarësisht vetos së Scholzit – Pistorius i bën gati për shfrytëzim raketat e fuqishme Taurus
Gjermania i ka vendosur në gjendje gatishmërie për luftë të gjitha raketat me rreze të gjatë veprimi, Taurus.
Kështu ka raportuar gazeta gjermane, Die Welt, e cila ka dhënë edhe disa detaje të tjera duke treguar se raketat mund të godasin objektiva brenda shtetit rus, nëse lansohet nga Ukraina.
Sipas gazetës, ushtria gjermane ka rreth 600 raketa të tilla, por vetëm gjysma e tyre aktualisht janë gati për shfrytëzim.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kundërshtuar fuqishëm dërgimin e këtyre raketave në Ukrainë, pasi që në këtë formë, Gjermania hynë në luftë me Rusinë.
Megjithatë, Bundestagu sërish (të enjten) do të votojë për transferimin e këtyre raketave në Ukrainë ndërsa ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka dhënë urdhër që raketat të përgatiten për transferim.
Kremlini sot ka njoftuar se ukrainasit kanë goditur objektiva në thellësi të Rusisë duke përfshirë qytetin Belgorodit.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë sot 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.
Rruga Press