KryesoreLajme

Kurti diskuton me ministrat për zgjedhjet në veri

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të martën ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrat e tyre.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar mbi përgatitjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

“Dhe për projektet infrastrukturore që do të mund të planifikoheshin dhe zbatoheshin në komunat me shumicë serbe për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet më tej në njoftim. “Zhvillimi dhe zbatimi i planit për organizim të lojërave, që padyshim sjell edhe zhvillim të komunave edhe në aspektin ekonomik, në komunat në veri të Kosovës, ishte po ashtu pjesë e diskutimit”.

Tutje thuhet se Qeveria do ta mbështesë çdo nismë ligjore që rrit mirëqenien e qytetarëve dhe ndikon në përmirësimin e mirëqenies, përmes investimeve, nismave dhe subvencioneve e granteve, për çdo komunitet.

YouTube player