Lajme

Pasuria e frikshme e Kajmakut të Ramës. A do t’i sekuestrohen pronat trafikantit të kokianës?

Pas Gimçes së Ilir Metës, me aferën 700 mijë Euro të zbuluar nga video-blloku i pazareve, ka dalë në skenë Gimçja i Edi Ramës, kapur në Itali me 20 kilogramë kokainë me vlerë 1 milionë Euro të fshehur në vazo lulesh.

Sipas ligjit për luftën kundër trafiqeve, vetë SPAK, pa pritur kërkesë nga Drejtësia Italiane, duhet të fillojë hetimin pasuror për Agim Kajmakun dhe rrethin e tij familjar.

Sepse “kampion” Kajmaku i Ramës dhe “autokombaja” e votave të Belinda Ballukut në Vorë, rezulton me pasuri disa miliona Euro, të cilat deri sot nuk i janë verifikuar nga ILDKP, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, SPAK dhe as nga Anti- krimi Ekonomik Financiar, paçka se prej 3 vitesh ai është nën hetim e gjykim si “Jorgo Toto”.

Pa bërë komente, por duke publikuar vetëm fakte, mund të themi se pasuria e Agim Kajmakut, është aq e madhe në vlerë financiare e pasuri të paluajtshme e transaksione, sa të krijon përshtypjen sikur ka uzinë prodhimi armësh e jo biznes lulesh.

Ja disa nga pasuritë e tij:

– Llogari bankare 121 mijë Euro, me burim të ardhura nga biznesi e kursimet familjare.

– Obligacione me vlerë 443 milionë  lekë të vjetra në një bankë, burimi nga kursimet familjare.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, obligacione me vlerë 443 milionë  lekë të vjetra në një bankë.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, obligacione me vlerë 500 milionë  lekë të vjetra në një bankë.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, tjetër obligacion 500 milionë  lekë të vjetra në një bankë.

– Pronar i një 1 ndërtese dykatëshe me sipërfaqe 300 m2 në Vorë, të blerë me kursime familjare.

– Pronar i një tokë arë me sipërfaqe 5875 m2 në Vorë, blerë me kursimet familjare.

– A partament 72 m2 në Kavajë, blerë me kursimet familjare.

– Vilë 346 m2 e truall 2100 m2 në Vorë, me vlerë 610 mijë Euro, blerë me kursimet familjare.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, apartament 114 m2 në Tiranë, blerë 101 mijë Euro.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, 2 garazhe 34 m2 e 16 m2 në Tiranë, blerë 18 mijë Euro.

– Llogari bankare 242 mijë Euro me burim të ardhura nga aktiviteti privat e  kursimet familjare.

– Depozitë bankare ‘Junior’ në emër të djalit me vlerë 2967 Euro, me burim kursimet familjare.

– Makinë “Audi Q7” 35 mijë Euro (të gjitha, i deklaron të vëna me kursime familjare).

Ka dhe pasuri të tjera të deklaruara në ILDKPI, vlera e të cilave arrin në afro 4 milionë Euro, kur sipas tatimeve, firma “Kajmaku Sh.p.k”, nga 17 janari 2008 kur ka nisur aktivitetin e deri më 30 mars 2022, rezulton me 570 mijë Euro fitime.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

SPAK duhet të hetojë, se ku i gjeti Agim Kajmaku 3.5 milionë Euro të tjera, për më tepër që brenda fitimit total, janë dhe norma e fitimit 282 milionë lekë të vjetra, të siguruara nga 2.3 milionë Euro tenderë që ka marrë në 8 vite pushtet të PS.

Fakti, që vetëm në një ngarkesë lulesh nga Italia, Gimçes së Edi Ramës iu kapën 1 milion Euro kokainë, është indicie, që krijon dyshime të forta se Kajmaku i Vorës e ka zanat të vjetër trafikun e kokainës. /pamfleti/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *