Lajme

Pastrimi i parave! Mbetet në burg bashkëpuntori italian i Rezart Taçit

ITALI– Një nga bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, kontabilisti Fabio Petruzzella është lënë në burg me akuzën e pastrimit të parave, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Palermos. Gjykata italiane ka hedhur poshtë kërkesën për arrest shtëpiak të avokatëve të tij.

Kontabilisti u arrestuar së bashku me Francesco Zummon një biznesmen 90 vjeçar nga Palermo, partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili gjithashtu u akuzua për pastrim parash. Petruzzella, krahu i djathtë i ndërtuesit, kishte rol kyç në këtë skemë, duke i shpëtuar nga konfiskimi, 19 milionë eurove të transferuara në një llogari bankare në Tiranë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

Në hetim është përfshirë edhe një grup shqiptarësh që dyshohet se kanë ndihmuar Zummon dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare.

Bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptarë të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, të dy të lënë në burg. Taçi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *