Lajme

Pasojat e përmbytjeve në fshatin Moravë, 250 familje rome kërkojnë dëmshpërblim

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore shkaktoi problematike në shumë qytete të vendit.

Përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga dalja e lumit Osum në Berat kanë bërë që të mbulohen sipërfaqe të mëdha toke dhe një numër i madh banesash në fshatin Moravë, bashkia e Dimalit.

Tërheqja e ujërave ka lënë pas dëme të mëdha materiale, prodhime bujqësore të prishura, pajisje shtëpiake, etj.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

Mësohet se  situata e vështirë që zgjati 3 ditë i ka lënë 250 familjet e komunitetit rom të Moravës në mëshirën e fatit. Ata deklararojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë për dëmet e shkaktuara në pronat dhe banesat e tyre nga përmbytjet e vazhdueshme.

Edhe kur Shtabi i Emergjencave në Bashki akordoi një fond dëmshpërblimi për ta para disa vitesh, ata shprehen se asnjëherë nuk u kompensuan.

Lexo më shumë  Kuvendi sot mban seancë, në rend dite votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Përveç kësaj, banorët e komunitetit rom në Moravë shprehen se janë injoruar nga banorët e tjerë sa herë që kanë kërkuar ndihmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *