Bota

Pasi rusët vranë dje gazetarin amerikan, sot plagosin rëndë gazetarin britanik në Ukrainë

Një gazetar britanik është plagosur rëndë ndërsa në Ukrainë vijojnë përplasjet mes forcave ruse dhe atyre vendase.

Sipas raportimeve, gazetari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacion. Emri i tij nuk është bërë akoma publik. Lajmin e konfirmoi prokurorja Irina Venediktova.

Kujtojmë se një gazetar amerikan, Brent Renaud humbi jetën ditën e djeshme në Irpin.

Lexo më shumë  Temperaturat rekord në Francë dhe Britaninë e Madhe, shefi i klimës në OKB: Një kujtesë brutale e krizës klimatike

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov njoftoi dje se Renaud u shënjestrua nga ushtarët rusë. Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Kolegu i tij,  i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po filmonin refugjatët që po largoheshin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *