Bota

Pasi nuk takoi senatorët amerikanë, Kina ofron thellim të lidhjeve të sigurisë me Orbanin, mikun e Ramës e Vuçiqit

Kina ka ofruar thellim të bashkëpunimit në siguri me Hungarinë, duke nënvizuar lidhjet e ngrohta të Budapestit me Pekinin, raportoi të hënën “The Guardian”.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, është takuar të premten me ministrin e sigurisë publike të Kinës, Wang Xiaohong.

Në komentet e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës “Xinhua” gjatë fundjavës, Wangu ka thënë se shpreson ta thellojë bashkëpunimin në fusha duke përfshirë kundër-terrorizmin, luftimin e krimeve transnacionale, sigurinë dhe ndërtimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit.

Lexo më shumë  Finlanda i bashkohet Suedisë, hapen hetimet për kabllot e prera në Baltik

Synimi, sipas ministrit kinez, është për ta bërë zbatimin dhe bashkëpunimin e sigurisë në një pikë të re të marrëdhënieve dypalëshe.

Hungaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s, mirëpo mban lidhje më të ngushta me Moskën se çdo anëtar tjetër i BE-së.

Në një deklaratë për takimin e së premtes me Wangun, një zëdhënës i Orbanit ka thënë se kryeministri ka deklaruar se “respekti po i mungon gjithnjë e më shumë diplomacisë ndërkombëtare, por ka mbetur mes Hungarisë dhe Kinës”.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Perspektiva e një bashkëpunimi më të madh të sigurisë midis Budapestit dhe Pekinit vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Hungarisë me aleatët e saj të BE-së dhe NATO-s janë në një pikë të ulët.

Së fundmi, Qeveria hungareze ka refuzuar të takohet me disa senatorë amerikanë.

YouTube player