KryesoreLajme

Lansohet produkti inovativ në industrinë e makinave, Osmani e Kurti: Inovacioni, rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në një promovim të një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa, tha se është kënaqësi të promovosh produkt inovativ që, njëherësh, është edhe shenjë identifikuese e shtetësisë sonë.

“Vërtetë kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, që shënon shenjë identifikuese të shtetit tonë. Çdo ditë e më shumë po bëhet imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit që nuk është më vetëm e jona, kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë se kaq”, tha e para e vendit.

Osmani më tej tha se inovacioni ka një rol përmbajtësor për zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke shtuar se tregu ynë do t’i sjellë fitim jo vetëm shtetit tonë, por do të ndikojë direkt në jetën e qytetarëve tanë.

Lexo më shumë  Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

“Kosova është e interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë, me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik, po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, tha mes tjerash në fjalën e saj, presidentja Osmani.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti u shpreh se sot po festojmë një sukses kolektiv të sektorit të teknologjisë digjitale.

“Po e inaugurojmë hapjen e një kompanie të re “Caravgo by Gjirafa”, një partneritet ky mes kompanisë Gjirafa dhe asaj Carvago Holding nga Republika Çeke. Kërcimi mbresëlënës prej 113% që do të thotë më shumë se dyfishim në eksportin e shërbimeve në vitin 2022 e bënë sektorin e teknologjisë, sektor me rritjen më të shpejtë në vendin tonë. Qeveria jonë është e përkushtuar për tërheqje të investimeve në këtë sektor”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë këtyre tre viteve kemi bërë hapa të rëndësishëm në avancimin tonë demokratik.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

“Ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale, për qarkullim të shpejtë e të sigurt të të dhënave. Teksa përurojmë partneritetin mes Gjirafës dhe Carvagos, të festojmë edhe suksesin kolektiv të sektorit të teknologjisë digjitale në Kosovë. Ky bashkëpunim është dëshmi që rritja vjen përmes inovacionit dhe jo përsëritjes”, u shpreh Kurti.

YouTube player