Lajme

Pasditja sjell shi. Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të lehta të vranësirave pritet të ketë në zonat malore. Sipas MeteoAlb, pasditja dhe orët vijuese do të sjellin në vendin tonë shtim gradual të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet që gjatë orëve të para të ditës të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Vijojnë në të gjithë MV alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë gjithë 24-orëshit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave, por nuk do të ketë reshje.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe pjesërisht qendra kontinentit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu paraqitenpjesërisht brigjet e Egjeut. Por në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës do të jenë Europa Lindore dhe Vendet Nordike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *