Kuriozitete

Pasaportat belge me personazhet vizatimorë

Personazhet vizatimorë përfaqësojnë identitetin e belgëve. Qeveria prezantoi këtë javë pasaportat e reja me Tintin dhe Smurfs.

Këto personazhe të filmave të animuar sipas ministres së Jashtme janë krenaria e vendit.

Pasaporta përmban dy vizatime nga seria “Aventurat e Tintin“, raketën me kuadrate të kuqe nga libri “Hëna e destinacionit” dhe rezidencën e ndihmësit të Tintin, kapiten Haddock.

“Aventurat e Tintin“, një seri librash komik të krijuar nga një artist belg, fituan popullaritet në gjithë botën në vitet më parë pasi regjisori hollivudian Stephen Spielberg bëri një film të animuar për djaloshin e guximshëm gazetar dhe qenin e tij të vogël të bardhë Snoëy.

Pasaporta e re përmban gjithashtu personazhe të tjerë te filmave te animuar belgë, duke përfshirë Smurfët, Gaston Lagaffe dhe Lucky Luke.

Në rrugët e Brukselit, pasaporta e re u prit shume mirë. Njerëzit pohuan se dokumenti i ri i përfaqëson më së miri.

Pasaporta do të dalë në treg në 7 shkurt dhe do të shoqërohet me një ekspozitë të përkohshme mbi historinë e pasaportës belge në Muzeun e Artit Komik të Brukselit deri më 6 mars.

Rruga Press

YouTube player