Kuriozitete

Pasagjeri s’e pranoi maskën, aeroplani e ndërpreu në gjysmë fluturimin

Për shkak se një pasagjer nuk pranoi ta vendoste maskën, një kompani amerikane e fluturimeve detyroi ta kthente aeroplanin prapa, duke anuluar fluturimin nga Miami në Londër. Autoritetet thanë se në bord ishin 129 pasagjerë dhe 14 anëtarë të stafit, ndërsa një orë pas nisjes, u detyruan të ktheheshin prapa.

Oficerët e policisë kur panë aeroplanin që po kthehej në aeroport nuk e kishin të qartë se pse u kthye, derisa më pas thuhet se janë njoftuar për situatën e krijuar.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Maska është bërë shkak përplasjesh edhe në fluturime të tjera. Një grua ishte përleshur me stjuardesën pasi kjo e fundit ia kishte kërkuar vendosjen e maskës.

Rruga Press

YouTube player