Pas vendimit nga Roma zyrtare, Rusia kërcënon Italinë
Ambasada ruse në Romë e konsideron të pamotivuar vendimin e Ministrisë së Jashtme italiane për dëbimin e 30 diplomatëve rusë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada ruse e konsideron një vendim të pamotivuar nga pala italiane, që çon në përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“I pamotivuar vendimi i Ministrisë së Jashtme italiane për të dëbuar brenda 72 orëve, 30 diplomatët rusë. Asnjë provë nuk na është dhënë për të provuar aksionet që vënë në rrezik sigurinë kombëtare italiane nga ana e 30 diplomatëve të shpallur non grata. Një vendim i pamotivuar nga pala italiane, që çon në përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe.”
Ambasadori rus në Romë ka deklaruar se “ky akt nuk do të mbetet pa marrë përgjigje nga pala ruse.”
I njëjti hap u ndërmor edhe nga Spanja. Ministria e Jashtme e Madridit njoftoi se kishte dëbuar 25 diplomatë rusë.
Rruga Press