KryesoreOpinion/Aktualitet

Pas tri humbjeve zgjedhore, opozita në Kosovë përballet me krizë politike dhe mungesë reflektimi

Shkruan Agim Morina

Albin Kurti e pati thanë në Kuvendin e Kosovës: “Unë nuk po du që kjo opozitë me u zhdukë!” Dikush e mori si një thanie inatçore. Dikush si një rromuze të çastit. Dikush si fyemje dhe arrogancë. Sidoqoftë, askush nuk besoi në ndonjë mundësi të vërtetësisë së këtij pohimi.

Nëse kthehemi mbrapa dhe analizojmë, në dy palë zgjedhje të njëmbasnjëshme parlamentare të vitit të kaluem Lëvizja Vetëvendosje! doli fitimtare dhe partitë opozitare dolën humbëse, herën e parë më pak e në zgjedhjet e dyta pësuen humbje të thellë. Vetëvendosja fitoi 51.11 për qind.

Për çdo mendje të shëndoshë, në anën e palës kundërshtare, ky do të duhej me qenë një mesazh shum domethanës nga zgjedhësit: ne nuk ju duem ju si qeveritarë në katër vitet e ardhshme, e duem Vetëvendosjen. Pra, populli ia besoi Vetëdosjes shtetin dhe opozitës i tha që duheni me reflektu katër vjet se ku keni gabu e çka keni gabu.

E ndëgjova këto ditë në BBC një ish-deputet të laburistëve britanikë, që pësuen një humbje spektakolare, tue qenë në pushtet, që tha se laburistët duhej me reflektu thellë e me pa se ku kanë gabu. Kritikoi ashpër qeverinë e Sër Keir Starmerit, tue thanë se kishte ba gabime në politikat e reformave të premtueme tue u vonu shumë në këto veprime, se nuk kishte marrë masa për pengimin e varfënimit të vazhdueshëm të klasës punëtore etj. Thkesht e kritikoi partinë e vet. Nuk tha asnjë fjalë të vetme kundër partive të tjera. Dhe i dha krejtësisht të drejtë votuesve që kishin votu kësaj here kundër partisë së tij.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi i drejtohet Vjosa Osmanit: Nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, kaq të kalbuna e inatçore — me hujin e nji kali pa fre

Në këtë vijë, opozita e Kosovës, tue kundërshtu fituesin e zgjedhjeve dhe tue u përpjekë me zhvlerësu dy fitoret e njëmbasnjëshme, nuk po kundështon ma fituesin, por elektoratin, vullnetin e popullit të Kosovës, që vendosi dy herë në favor të Vetëvendosjes. Prandej, me ba me e mendu mirë, zgjedhjet e reja ishin në disfavorin ma të madh të palës opozitare, sepse nëse Lëvizja Vetëvendosje! fiton prapë – e për këtë nuk kanë dyshim as edhe kundërshtarët ma të egër të Vetëvendosjes – atëherë me çka e arsyeton egzistencën e vet kjo opozitë? A është opozitë një palë që merr pjesë në garën zgjedhore dhe nuk don me pranu se ka humbë edhe kur kundërshtari fiton 51 për qind të votave? Edhe mbasi humb në tri palë zgjedhje?

Zhdukja e opozitës, në kuptimin e plotë e të mirëfilltë të kësaj fjale, të palës që humb por vazhdon me qenë pjesë konstruktive e skenës politike, sikur po del me qenë, fatkeqësisht, e vërtetë. Fryma opozitare me kundërshtim kryeneç, pa asnjë vetëreflektim, nuk ka asnjë kuptim. Nëse duhen me u mbajtë tri palë zgjedhje për m’ia mbushë mendjen një opozite se ka humbë, ajo thjesht nuk asht ma opozitë politike. Asht një palë politikisht e paorganizueme, e paplan, e paprogram e ndonjë prej tyne edhe me synime të tjera jashtëpolitike, që përpiqet me shfrytëzu skenën politike për me mbërrijtë qëllime të tjera të cilat s’mundet me i shfaqë publikisht; ndonjë grup tjetër mundet me pasë agjenda oligarkësh të caktuem që u rrijnë mbrapa, për interesa nga ma të ndryshmet. Por, opozita e mirëfilltë asht opozitë që ma së pari e kqyr veten në pasqyrë dhe nis me analizu se pse ka humbë e pse po humb. Votuesit nuk duhet me u pa si një masë e pamend, një masë budallësh, që munden me u mashtru sa herë që të dojë dikush. Sepse kjo, masandej, do të vlente edhe për vetë opozitën e sotme, sa herë ajo kish me fitu në zgjedhje në të ardhshmen. Do të quhej fitore prej mashtrimesh e jo prej meritash.

Lexo më shumë  Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Nëse kjo lloj opozite nuk nuk mundet me u qujtë ma opozitë, qysh do të duhej me u qujtë një palë që humb radhazi tri herë në zgjedhje, një palë të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme? Ndoshta zh-pozitë, sa mos me humbë lidhjen e fundit me atë që mun me u qujtë ‘lojë politike’, qoftë edhe sa për sy e faqe.

Rruga Press

YouTube player