Bota

Pas tankeve, Zelensky kërkon avionë luftarakë, SHBA dhe Franca: Jemi gati!

Shtetet e Bashkuara janë të hapura ndaj mundësisë për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë, sipas një deklaratë të zëvendës-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Joe Biden, John Feiner.

I pyetur nëse SHBA po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakëeer në Ukrainë,  siç ka kërkuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky,  Feiner tha se Uashingtoni nuk kishte përjashtuar ndonjë sistem specifik të armëve dhe se forma e mbështetjes së SHBA do të vlerësohej bazuar në nevojat e saj.

“Ne do ta diskutojmë me shumë kujdes,” tha ai, duke iu referuar kërkesave të Kievit.

Gjithashtu edhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se do të mbështeste një vendim të NATO-s për të dërguar avionë luftarakë në Kiev, sipas zëvendësministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andrii Melnyk, i cilu u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që t’i japin vendit të tij avionë luftarakë modernë për t’u mbrojtur kundër luftës ofensive të Rusisë.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

“Ne do të duhet t’i shqyrtojmë kërkesat rast pas rasti dhe t’i lëmë të gjitha dyert të hapura”, tha ditën e djeshme kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Kombëtare Franceze, Thomas Gasillou.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme sepse gjërat po ecin me shpejtësi. Danezët dhe vendet e Europës Lindore janë duke  shqyrtuar një mundësi të tillë”, shtoi ai pas bisedimeve me homologun e tij britanik Tobias Ellëood dhe sekretarin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Ëallace.

Sipas mediave britanike, Gasilou deklaroi se dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë nuk duhet të rrezikojë sigurinë e Francës dhe Europës dhe nuk duhet të përshkallëzojë luftën e Rusisë.

Lexo më shumë  Ukraina paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Qeveria franceze mund të jetë e gatshme t’i ofrojë Ukrainës disa avionë luftarakë të gjeneratës së vjetër, siç është Dassault Mirage, por Parisi është i vetëdijshëm për vështirësitë në trajnimin e pilotëve ukrainas dhe se çdo avion ka nevojë për një ekip mbështetës prej 10 vetash.

Javën e kaluar Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se çështja do të diskutohej.

Megjithatë, kancelari gjerman Olaf Scholz të mërkurën përjashtoi mundësinë që vendi i tij të dërgojë luftëtarë në Ukrainë pas dërgimit të 14 tankeve Leopard në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *