Lajme

Pas takimit me Macronin, Vuçiqi dukshëm nervoz: Sipas të gjitha gjasave nuk do të takohem me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, është parë të jetë nervoz teksa ka folur para gazetarëve. Ai ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiqi foli për seriozitetin e qasjes për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, por edhe për frustrimin e njerëzve që jetojnë në një atmosferë, sipas tij, ku nuk është arritur asgjë për 10 vjet.

“Macron është presidenti i Francës, vendi i dytë më i madh në Evropë, dhe unë jam presidenti i një vendi të vogël, por krenar. Njihemi prej kohësh, besoj se ka ende shumë për të bërë. Do të ketë ende shumë detaje, por sot nuk është dita për të gjitha”, tha ai.

Lexo më shumë  Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putini e ka hedhur Serbinë nën autobus

Siç shkruan “Nova.rs” Vuçiqi praktikisht gjatë gjithë kohës ishte dukshëm nervoz derisa iu drejtua publikut.

Vuçiqi ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet me Kurtin.

Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë udhëtuar drejt Francës, në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Lexo më shumë  Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultim publik

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Me 11 nëntor, me Kurtin dhe Vuçiqin në Paris, në takime të ndara, pritet të takohet edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *