Bota

Pas sulmit me çekan, ish-ndihmësi i Navalnyt zotohet për vazhdimin e luftës ndaj Putinit

Leonid Volkov, një ish-ndihmës i afërt i liderit të ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, është zotuar se do ta vazhdojë luftën e tij kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me gjithë lëndimet që i pësoi pasi u sulmua më 12 mars nga një person i paidentifikuar në Vilnius të Lituanisë.

“Do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të dorëzohem”, tha Volkov në një video të publikuar në Telegram, pasi u lirua nga spitali në kryeqytetin lituan.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

“Ata deshën të më shndërronin në biftek. Natyrisht, me një çekan mishi. Një burrë më sulmoi mu pranë oborrit të shtëpisë ime”, tha Volkov.

Ai e theu dorën dhe pësoi lëndime të tjera për pasojë.

Volkov e cilësoi sulmin si “një përshëndetje karakteristike prej gangsteri nga Putini”.

Zëdhënësi i Policisë lituane, Ramunas Matonis, konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se një qytetar rus u sulmua pranë shtëpisë së vet në Vilnius rreth orës 22:00 më 12 mars, pa e përmendur me emër Volkovin.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Sipas gazetarit Sergei Parkhomenko, sic raporton Meduza, Volkov jeton në një lokalitet të vogël jashtë Vilniusit, shkruan Radio Evropa e Lirë.Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, e përshkroi sulmin si “tronditës”.

Rruga Press

YouTube player