Pas Sri Lankës, a rrezikon edhe Egjipti? Skenari i trazirave që mund të nisin nga uria
Egjipti është në prag të një krize ushqimore pasi konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës e ka penguar atë të marrë grurin nga jashtë. Rreth 80 përqind e importeve të grurit për Egjiptin vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Që nga konflikti Rusi-Ukrainë, Egjipti ka rritur përpjekjet e tij për të rritur rezervat e grurit të vendit. Në maj, Ministri i Furnizimit dhe Tregtisë së Brendshme të Egjiptit tha se stoku i grurit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e brendshëm deri në janar 2023.
“Unë nuk mendoj se njerëzit do të vdesin nga uria. Egjipti po përpiqet të zgjidhë këto lloj problemesh, por kërcënimet janë gjithnjë e më të mëdha. Kriza po fillon të ndjehet gjithnjë e më shumë për shkak edhe të rritjes së çmimit të grurit vendas që miratoi qeveria në Egjipt si dhe për politikën monetare dhe fiskale”.
Gjatë viteve qeveria egjiptiane ka inkurajuar fermerët që të rrisin sipërfaqen e tokës së kultivuar duke ofruar fara, plehra dhe mbështetje për teknikat e mbjelljes. Megjithatë, shkalla e sigurisë ushqimore në Egjipt është ende mjaft e ulët. Egjipti ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në trajtimin e një krize të mundshme ushqimore për shkak edhe të krizave të tjera globale.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë fundjavës u shpreh se kufizimi i Rusisë në eksportet e drithërave të Ukrainës mund të ketë kontribuar në trazirat e Sri Lankës dhe shprehu frikën se mund të nxisë kriza të tjera. Blinken i bëri thirrje Rusisë që të lërë rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina.
Ndërkaq një raport i ri i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë ka treguar thotë se bota po ecën prapa në përpjekjet për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Në Republikën Demokratike të Kongos, të paktën 27 milionë njerëz po përballen me pasiguri ushqimore.
OKB-ja parashikon një përkeqësim të situatës për shkak të luftimeve të fundit midis grupeve rebele. Rritja më e madhe numrit të njerëzve që vuajnë nga pasiguria ushqimore ka ndodhur në Afrikë, thuhet në raportin e FAO-s.
Rruga Press