KryesoreLajme

Pas Shkodrës, BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore, sekuestrohen telefona dhe pamje filmike

Pas Shkodrës, BKH po zhvillon aksion edhe në Fier.

Janë kryer kontrolle në disa subjekte, ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike, në lidhje me krimet zgjedhore.

Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.

Lexo më shumë  128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

YouTube player