Lajme

Pas protestës para Parlamentit të Shqipërisë, banorët e “5 Majit” marshojnë drejt ambasadës amerikane

Banorët e “5 Majit” në Tiranë u mblodhën për të protestuar sërish përpara Parlamentit këtë të enjte, ndërkohë që zhvillohet seanca plenare.

Pasi bënë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet, banorët kanë marshuar drejt ambasadës amerikane.

Prej disa javësh banorët protestojnë për shembjen e banesave të tyre, të cilat janë prekur nga projekti i rindërtimit në këtë zonë. Ata kërkojnë kontrata të rregullta, ndërsa thonë se bashkia nuk u ka dhënë sqarime për pronat e tyre.

Rruga Press

YouTube player