Bota

Pas poshtërimit dhe humbjeve të mëdha të shkaktuara nga ukrainasit, Rusia emëron shefin e ri të marinës në Detin e Zi

Rusia thuhet se ka emëruar një shef të ri në detyrë të marinës, pasi dominimi i tyre në Detin e Zi u sfidua vazhdimisht në sulmet ukrainase.

Admirali Alexander Moiseev do të zëvendësojë Nikolai Yevmenov, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Ky vendim vjen pas disa ditësh spekulimesh, të cilat Kremlini nuk i ka komentuar.

Lexo më shumë  Kallas: Anëtarët e BE-së do të diskutojnë se si të rihapin Ngushticën e Hormuzit

Komandant i dekoruar, Moiseev u nderua me Urdhrin e Guximit për pjesëmarrjen e tij në një operacion në Polin e Veriut në 1994.

Në vitin 2011, ai u bë ‘Hero i Rusisë’, titulli më i lartë nderi i vendit.

Sulmet ukrainase me raketa me rreze të gjatë veprimi i kanë shkaktuar probleme dhe humbje të mëdha flotës ruse në Detin e Zi.

Madje sulme të tilla kanë detyruar në pjesë të flotës ruse të tërhiqet thellë brenda territorit të Rusisë.

Lexo më shumë  Akuza për dhënie informacionesh ndaj armiqve, Irani arreston 500 persona
YouTube player