KryesoreLajme

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Zvicrës, Islam Aliaj takohet me Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt, gjersa i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.

“Deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Kryeministri Kurti foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithë përfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në njoftim.

Ai përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 “Vit i personave me Aftësi te Kufizuara”.

Teksa theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, Kurti veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Po ashtu, sipas njoftimit, duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që jepen falas nga lista esenciale.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veçantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.

Rruga Press

YouTube player