Bota

Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiqi sulmon Marta Kosin

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar gjatë një vizite në Shid se ka ndërprerë komunikimin me disa të huaj që, sipas tij, nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe komisioneren e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos.

“Shihni që kam ndaluar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiq, raporton nova.rs.

I pyetur nga të pranishmit nëse si president i Serbisë duhet të zhvillojë komunikim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Vuçiq u përgjigj me ironi, duke përshkruar një bisedë të mundshme me komisioneren Kos dhe duke shtuar se ka arsye personale për qëndrimin e tij.

Lexo më shumë  CIA: Irani mund t’i rezistojë bllokadës detare amerikane për 3–4 muaj

Megjithatë, ai theksoi se për Serbinë është e rëndësishme që të mbetet në rrugën evropiane.

Në vazhdim, Vuçiq komentoi edhe aktivitetet për Ditën e Evropës të mbajtura në Shtëpinë Evropiane në Beograd, si dhe një koncert të këngëtarit Darko Rundek që u zhvillua para ambienteve të BE-së.

Ai kritikoi pjesëmarrjen në këto ngjarje, duke i krahasuar me protestat e mëparshme dhe duke ironizuar mbi mungesën e tij në to, duke shtuar se mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm nëse situata politike ndryshon.

Lexo më shumë  Rezultatet e pjesshme në Angli: Laburistët e Starmerit humbin zgjedhjet lokale, fiton "Reform UK" e ekstremit të djathtë

Ndryshe, BE-ja ka pezulluar lirimin e fondeve për shtetin serb pasi që nuk i ka përmbush disa prej kërkesave.

YouTube player