Pas pak vendoset për fatin e Qeverisë “Zaev 2”!
Sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të diskutohet dhe duhet të votohet për votëbesimin e Qeverisë së Zoran Zaevit.
Interpelanca është dorëzuar nga partitë opozitare, së bashku me Lëvizjen Besa, ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedhë votimi.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të partive opozitare shqiptare, kanë thënë se votëbesimi do të mbështetet më shumë se 61 deputetë.
Dje partia “Alternativa” konfirmoi se do të votojnë “pro” rrëzimit të Qeverisë, pasi fillimisht deputeti i tyre Skënder Rexhepi, tha se nuk do të votojë, me arsyetimin se nuk dëshiron të jetë në një listë me partinë “E Majta”.
Rruga Press