Lajme

Fushata e nxënësve për të marrë ushqime nga shtëpia

YouTube player

Janë nxënës të drejtimit të dietave në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. Për të tretin vit me radhë po e zhvillojnë kampanjën e të ushqyerit shëndetshëm, duke konsumuar ushqim që vetë e përgatisin në shtëpi.

Mimoza Dragaqina është mësimdhënësja që e nisi këtë kampanjë, përmes së cilës nxënësit marrin ushqim të përgatitur vetë nga shtëpia, duke iu shmangur ushqimeve të shpejta.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit

Përveçse e mirëpritën, nxënësit e klasës së 12-të këtë formë të të ushqyerit e shohin si të dobishme për shëndetin.

Veç tjerash, ata shprehen se po i kursen edhe me shpenzimet si nxënës.

Kur kjo praktikë nisi para tre vjetësh, për mësimdhënësen Mimoza Dragaqina ishte tejet e veçantë për faktin se tregon që gjithçka kishte nisur nga nxënësit.

Të njëjtën praktikë të nxënësve të profilit të dietave, Mimoza thekson se duan që ta bartin edhe te shkollat e tjera të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti – opozitës: Aman na ndihmoni të mos i mbajmë tri pozita, boll na dalin dy

Në kuti të vogla plastike, këta nxënës çdo ditë marrin ushqim nga shtëpia, që pos të mirave për shëndetin, në këtë formë thonë se e ruajnë edhe mjedisin./Koha.net/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *