Bota

Pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar për Putinin, reagon BE-ja dhe Britania e Madhe

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhër-arrestit kundër presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka pohuar se është “një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare” dhe “vetëm fillimi” në një proces ligjor ndërkombëtar për ta mbajtur përgjegjës Putinin.

“Rëndësia e krimeve dhe deklarata e ICC-së flasin vetë”, tha të premten Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, raporton cnn.

“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës. Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë në Bashkimin Evropian se ata që janë përgjegjës për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës duhet të sillen para drejtësisë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Putini mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor

Diplomati evropian tha se urdhër-arresti është “vetëm fillimi i procesit” për të mbajtur përgjegjës Rusinë dhe zyrtarët e tjerë për krime të mundshme lufte në Ukrainë.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka mirëpritur urdhër-arrestimin për liderin rus.

“Ata që janë përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi James Cleverly në Twitter.

Lexo më shumë  Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani

“Puna duhet të vazhdojë për të hetuar mizoritë e kryera”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *