Pas largimit të rusëve, trupat e tre civilëve të torturuar gjenden në Sumy
Trupat e tre civilëve të torturuar janë gjetur në distriktin Konotop, rajoni i Sumy-t. Bëhet fjalë për zona të cilat ishin të pushtuara nga trupat rusë, të cilat u çliruan të dielën.
Lajmin e bën të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale të Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi. Trupat u gjetën nga ushtria ukrainase.
Kujtojmë se të paktën 400 viktima janë gjetur vetëm në Bucha, në periferi të Kievit pasi zona u çlirua nga rusët.
Rruga Press