KryesoreLajme

Pas Kurtit, Osmani pret në takim Kryeministrin e Irlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje nga pritja, si dhe në fillim të takimit.

Më herët gjatë ditës kryeministri Varadkar është takuar edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Ai siguroi mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës si dhe dha komentet e tij sa i takojnë dy çështje me shumë rëndësi të Kosovës në politikën e jashtme. Një kishte të bënte me heqjen e masave të marra nga BE ndaj Kosovës dhe per asociacionin. Kryeministri i Irlandës tha se masat duhet të hiqen dhe asociacioni të bëhet  por kjo nuk do të thotë krijimi i një mikroshteti.

YouTube player