Lajme

Pas kërkesës së MPB-së, nis plotësimi dhe ndryshimi i Kodit Penal

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se ka filluar punën grupi punues për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kryesuar takimin e parë të Grupit Punues për ndryshim/ plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, iniciativë kjo e cila ka për qëllimin të avancoj sanksionimin penal në kuptimin e efektivitetit, gjithnjë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

“Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se ky është një moment i rëndësishëm, pasi që përpara Grupit Punues, qëndron një detyrë e rëndësishme, ajo e përmirësimit të sistemit të drejtësisë, përkatësisht drejtësisë penale”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ministri Vitia jep lajmin për transformimin e Bllokut Operativ në Kirurgjinë Torakale. Aparatura bashkëkohore për herë të parë në Kosovë

Zëvendësministri Sallahu tregoi se iniciativa për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët kanë propozuar heqjen e disa dënimeve alternative, harmonizimin e neneve përkatëse të Kodit me aktet relevante ndërkombëtare, si dhe harmonizimin e neneve brenda vet Kodit, përfshirë këtu riformulimin e një pjese të tyre.

“Sallahu tha se heqja e dënimeve alternative përfshirë ato me gjobë dhe ashpërsimi i disa dënimeve kryesore do të siguroj se drejtësia shërben si një mjedis korrektues, duke ofruar mundësi për riedukim për personat e dënuar.

Lexo më shumë  Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Ndërsa sa i përket ndryshim/plotësimeve për veprat penale në fushën e aviacionit civil, zëvendësministri Sallahu tha se mund të sigurojmë që Kodi Penal të reflektojë realitetin aktual dhe të jetë i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore”, thuhet në njoftim.

Krejt në fund zëvendësministri Sallahu tha se beson se përmes punës së përbashkët do të arrijmë rezultate të mira në ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës. 

Rruga Press

YouTube player