Pas Greqisë gjobitet edhe Serbia, UEFA me “dorë të hekurt” për thirrjet raciste
Pak çaste më parë Federata Greke e Futbollit u ndëshkua nga UEFA për thirrje raciste dhe dhunë ndaj tifozëve të Kosovës. Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Kombëve.
Tashmë edhe Serbia është ndëshkuar nga UEFA me një ndeshje pa tifozë, të cilën do ta luajnë përballë Suedisë.
Përveç kësaj, UEFA njofton se Federata e Serbe e Futbollit do të gjobitet me 43 mijë euro.
E njëjta arsye është edhe për Serbinë, për shkakun e racizmit.
Kombëtarja serbe përballet me një dënim prej dy vitesh me kusht, që do të thotë se nëse përsëritet e njëjta vepër, stadiumi do të mbyllet për një periudhë më të gjatë, sigurisht me një gjobë shumë më të madhe.
Rruga Press