Bota

Pas Europës Perëndimore, përmbytet Kina! 12 persona humbin jetën, 100 mijë qytetarë evakuohen, diga rrezikon shembjen

Pas përmbytjeve që morën jetë njerëzish dhe zhdukje në Europën Perëndimore, tashmë situata po përsëritet në Kinë. Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të mëdha në pjesë të Kinës Qëndrore, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të lënë stacionet dhe rrugët të zhytura.

Më shumë se 10.000 banorë të provincës Henan janë evakuuar në strehimore pas reshjeve “rekord” të reshjeve. Deri më tani 12 persona në qytetin e Zhengzhou kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Ekziston gjithashtu frika se një digë në provincën Henan mund të shembet, pasi u dëmtua nga stuhitë e fundit dhe kjo do të sillte katastrofë për qytetin dhe banorët.

Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet e shumta, por kryesore sipas ekspertëve është ngrohja e klimës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *