Lajme

Pas Escobar e Lajçak, së shpejti viziton Kosovën edhe emisari britanik, Stuart Peach

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach pritet që së shpejti të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Peach i cili është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, po ashtu pritet të vizitojë edhe Kosovën.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ende nuk dihet agjenda e emisarit britanik në Kosovë, ndërkaq në Maqedoni të Veriut ai ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe opozitën atje.

Lexo më shumë  “Qeveri e krimit”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Të hënën, ata zhvilluan takime me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti, në këto takime u rikonfirmua edhe një herë mbështetja për dialogun me Serbinë.

Lexo më shumë  Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

Dyshja pohoi se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player